Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëTensionet në veri të Kosovës, Vjosa Osmani njofton shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Tensionet në veri të Kosovës, Vjosa Osmani njofton shtyrjen e zgjedhjeve lokale

-

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se zgjedhjet lokale në veri të Kosovës janë shtyrë për në muajin prill. Në një konferencë për shtyp ajo u shpreh se vendimi është marrë pas një raporti të dërguar nga KQZ dhe institucionet e sigurisë për gjendjen në terren

“Përgjatë gjithë kësaj periudhe, kam qenë në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë. Kam kërkuar raport të përbashkët mes Policisë dhe AKI-së, ky dokument më është dorëzuar përpara pesë ditësh. Propozimi im sot në këtë takim ishte që të shtyheshin zgjedhjet për kryetar komunash. Diskutuam rreth datës më të përshtatshme dhe në fund me koncensus të plotë, erdhëm në konkluzion që të shtyhen për muajin prill të vitit të ardhshëm.

Kishim dakordancë të plotë për muajin prill. Dua të potencojë një gjë të rëndësishme që të gjithë përfaqësuesit e partive politike treguan përgjegjshmëri të lartë në raport me atë që është më e shenjta dhe më e rëndësishmja në vendin tonë, e që është jeta e qytetarëve tanë, e cila duhet të sigurohet dhe të mbrohet më çdo kusht.

Përkundër faktit që Policia e Kosovës ka kapacitete të nevojshme, mos të harrojmë që aktivitetet e bandave kriminale në veri kanë arritur që të frikësojnë qytetarët tanë deri në masën që ata të mos të ndihen të lirë që të marrin pjesë në zgjedhje. Prandaj edhe pjesëmarrja do të mund të ishte jashtëzakonisht e ulët për shkak të frikës nga tensionet dhe sulmet”, tha presidentja Osmani.

Sipas saj data e saktë pritet të publikohet sonte ose nesër. Zgjedhjet janë shtyrë  me dakordësimin e të gjithë pjesëmarrësve në mbledhjen që u zhvillua sot.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts