Sunday, February 5, 2023
HomeKronika”Daily Mail”: Britania “me dorë të hekurt”, kthen kriminelët në Tiranë, gati...

”Daily Mail”: Britania “me dorë të hekurt”, kthen kriminelët në Tiranë, gati ligji që ndalon shqiptarët të marrin azil

-

 

Në morinë e lajmeve ndaj shqiptarëve, lajmi fundit është se Britania e Madhe ka sjellë në Tiranë 11 shqiptarë, mes tyre të dënuar me disa vite burg dhe emigrantë të paligjshëm. Sipas “Daily Mail”, grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos arratiseshin kur të mbërrinin në Shqipëri.

Në këtë fluturim, ishte edhe një person i dënuar me mbi 26 vjet burg, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e drogës. ndërsa të tjerët ishin persona të cilët kishin kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.

Nga ana tjetër, me opinionin se shqiptarët janë “pushtues”, sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suela Braverman ka gati ligjin që shqiptarëve iu ndalon azil kërkimin. Sipas gazetës “The Sun”, ndryshimet pritet të ndodhin përpara Krishtlindjes.

Janë 12.102 shqiptarë në pritje t’u shqyrtohet kërkesa për azil. Deri më tani mediat britanike kanë zbuluar se ky plan do ta përfshi Shqipërinë në listën e bardhë, duke mos-lejuar që shqiptarët të kenë të drejtë azil kërkimi. Kryeministri Rishi Sunak, u tha deputetëve konservator se për të është prioritet numër 1 korrigjimi situatës me emigracionin e jashtëligjshëm.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts