Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëRama reagon pas deklaratave të Yuri Kim: Kreun e SPAK nuk e...

Rama reagon pas deklaratave të Yuri Kim: Kreun e SPAK nuk e zgjedh ambasada amerikane

-

Vijojnë replikat mes ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.

Rama ka reaguar në “Twitter” pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Teksa ambasadorja Kim bëri thirrje që procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK mos të jetë i ndikuar nga ata që ata që kanë interes për të kufizuar apo manipuluar hetimet duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, Rama shkruan se kreun e ri të SPAK nuk e zgjedh ambasada amerikane.

“Jam plotësisht dakord me ambasadën e SHBA dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e performanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts