Friday, March 29, 2024
HomeKronikaKapen tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dy ekstradohen drejt Shqipërisë...

Kapen tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dy ekstradohen drejt Shqipërisë dhe një në Itali

-

 

Ekstradohen nga Greqia dhe nga Holanda, drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të tre të ekstraduarit, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e ZQK Interpol Tirana, në kuadër të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë ekstraduar, në hyrje dhe në dalje të RSH-së, 3 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

-Si rezultat i bashkëpunimit me homologët holandezë u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Zef Gjikolaj, 33 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.

-Si rezultat i bashkëpunimit me homologët grekë u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët italianë u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

2 shtetasit e ekstraduar drejt Shqipërisë iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts