Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëVasili akuza SPAK: Instrument në shërbim të mafies politike rilindase

Vasili akuza SPAK: Instrument në shërbim të mafies politike rilindase

-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë disa afera korruptive, që nga porti i Durrësit, inceneratorët, apo dhe shembja e paligjshme e Prestige Resort.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se miliarda euro po grabiten dhe SPAK nuk po vepron. Sipas Vasilit, SPAK-u, që “bubullon” për një arkë peshk dhe nuk vepron kur grabiten miliarda euro nuk i duhet më as dreqit!

REAGIMI I VASILIT
Miliarda euro po grabiten, SPAK-u, qe nuk vepron dhe me regji kujt i duhet më?
🟥Grabiten miliarda dhe pastrohen para sheshit ne aferen gjigande te Portit te Durresit.
🟥Inceneratoret te denoncuar me qindra dokumente e prova vazhdojne gllaberojne miliona.
🟥Hidhet ne ere nga Edi Rama Prestige Resort ne dhunim te çdo ligji.
🟥U hodh ne ere Teatri duke dhunuar cdo ligj.
🟥Presidenti Meta ju drejtua SPAK kohe me pare qe te hetonte ligjet me porosi qe votonte Parlamenti i Rilindjes.
🟥Vrasje shteterore te te rinjve si Klodian Rasha etj ku shteti manipulon e mashtron me provat dhe pergjegjesit rriten ne pergjegjesi.
🟥Per shkak te Edi Rames dhe qeverise paguhen qindra milion euro per Arbitrazhet e humbura se kane prishur kontratat ne menyre te paligjshme duke filluar nga Agon Chanel.
🟥Koncesione miliardere gjithfaresh te rrugeve te Shqiperise qe gllaberijne miliarda.
🟥Korrupsion i provuar ne Dogana kur po behet baderdia.

🟥Korrupsion qindra milion euro me energjine elektrike.
🟥Korrupsion i provuar me fakte per dhjetra milion euro ne ujesjellsa per prokurime te paqena.
🟥Korrupsion qindra milion euro i dokumentuar me Rilindjen Urbane.
🟥Korrupsion me gjoja investimet strategjike qe po ndajne dhe shesin Shqiperine copa copa mes Edi Rames dhe qeverise.
🟥Korrupsion me cmimin e naftes ku oligarke e qeveri vjedhin me qindra milion euro nga xhepat e qytetareve te thjeshte
🟥Kontrolli i Larte i Shtetit dokumenton deme ekonomike me qindra milion euro.
E gjithe kjo baderdi e provuar me fakte dokumente e prova gjemon e bubullon sa degjohet gjer nd Washington e Bruksel vetem SPAK-u ketu ne Tirane nuk degjon gje.
Kujt i duhet ky SPAK, qe s’vepron apo me keq akoma vepron me regji?
Nje SPAK si mjet ne duart e qeverise, qe e perdor per te bere shantazhin e radhes brenda vetes apo kunder kundershtareve politike eshte shnderrimi i SPAK ne nje instrument jo ne sherbim te ligjit, por te Mafies politike rilindase.
Nje SPAK i tille eshte kunder popullit, kunder interesave publike, kunder interesave kombetare pra eshte jo thjesht nje deshtim, por nje demtues publik shume i madh.
SPAK-u duarlidhur dhe pa veprim e ka humbur ende pa e filluar betejen me korrupsionin, me besimin e qytetareve dhe integritetin ligjor te tij.
Ndaj cdo debat per SPAK-un dhe kush zgjidhet a nuk zgjidhet ne krye te tij eshte me zero interes per sa kohe qe miliarda euro vazhdojne te grabiten qetesisht nga qeveria pa i hyre asnje gjemb ne kembe.
SPAK-u, qe “bubullon” per nje ark peshk dhe nuk vepron kur grabiten miliarda euro nuk i duhet më as dreqit!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts