Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëProkurori Xholi: Kam marrë në pyetje kryeministra, ministra e deputetë që s’kishin...

Prokurori Xholi: Kam marrë në pyetje kryeministra, ministra e deputetë që s’kishin parë dyert e drejtësisë

-

Prokurori Adnan Xholi i cili garon për kreun e SPAK për të zëvendësuar Arben Krajën, gjatë prezantimit të kandidaturës së tij para KLP, vlerësoi punën e bërë në këto tre vite nga ky institucion, por tha se ka ardhur koha që të ecet më hapa më të mëdhenj kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Ai u shpreh se mendon se i plotëson të gjitha kriteret për këtë post, ndërsa tha se për tu përballur me publikun do duhet që SPAK të ketë hetime konkrete në kohë të shpejtë duke u bazuar vetëm në prova.

Ai u shpreh se në kohën që ka qenë drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka hetuar çështje që kanë pasur vëmendje të lartë në publik, ndërsa tha se si prokuror ka marrë në pyetje zyrtarë të lartë që nuk i kishin parë më herët dyert e drejtësisë.

“Nuk jam në kushte konflikti interesi me askënd. Jam një nga kandidatët për kreun e SPAK, duke vlerësuar se plotësoj kriteret e KLP për këtë detyrë, me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale dhe menaxhuese për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo prokurori është tashmë e konsoliduar falë punës suaj dhe ndihmesës së partnerëve tanë ndërkombëtarë. Është trupa më profesionale e prokurorëve dhe jam krenar që punoj me ta.

Por krahas rezultateve të shkëlqyera, SPAK këto tre vite, mendoj se ka ardhura momenti që trupa e prokurorëve të vijojë me hapa më të mëdhenj kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. Për t’u përballur me publikun do duhet të kemi hetime konkrete në kohë të shpejtë duke u bazuar vetëm në prova.

Vij sot këtu si kandidati që ka mbi 24 vite eksperiencë në Prokuroi pa shkëputje. Karriera ime ka pasur një ngritje të vazhdueshme dhe konsistente.

Për 8 muaj kam qenë drejtueses i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Më rastisi të jem drejtues, por prokurori dhe drejtues i grupit të hetimit në çështjen  që ishin të akuzuar dy deputetë të Kuvendit, hetime të cilat janë mbyllur për 17 ditë, janë thirrur dhe janë pyetur zyrtarë më të lartë të shtetit që nuk kishin parë ndonjëherë dyert e drejtësisë, nga kryeministër, ish-kryeministër e zyrtarë të lartë.

Jam angazhuar dhe kam kërkuar heqjen e mandatit të dy deputetëve në detyrë, dhe Kuvendi vendosi për të dhënë autorizimin.

Çështje tjetër që ka vëmendjen të lartë, ka qenë vrasja e një zyrtari të lartë i policisë së shtetit, dhe mori pafajësinë nga shkalla e parë. Gjatë fazës së gjykimit në apel, falë animimit që u bë dhe nga ana ime u arrit që vendimi të ndryshoj nga pafajësi në vendim fajësie dhe dënimin më të rëndë, me burgim të përjetshëm.

Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale pas 1997, në këto çështje ish-prokuroria e krimeve të rënda u kthye si “Big Brother”, nga mëngjesi deri në darkë ishin aty mediat dhe i falënderoj për vëmendjen”, u shpreh ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts