Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëDita e Diasporës, Lindita Nikolla: Flukset e emigrantëve të mos rikthejnë paragjykimet

Dita e Diasporës, Lindita Nikolla: Flukset e emigrantëve të mos rikthejnë paragjykimet

-

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vlerësuar kontributin e emigrantëve shqiptarë për vendet pritëse dhe për Shqipërinë, por thekson edhe se flukset e emigrantëve në rajon, të mos rikthejnë paragjykimet. “Luftrat, kriza dhe pandemia kanë shtuar flukset e emigrantëve në rajon, kontinent dhe mbarë Globin. Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të keqinterpretuar dhe për t’u rikthyer në paragjykimet mbi emigracionin, të cilët vetë koha, puna dhe kontributet e emigrantëve i kanë tejkaluar”.

Shkrimi i plotë

Dita Kombëtare e Diasporës dhe Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve është një ditë reflektimi e vlerësimi për kontributin e emigrantëve shqiptarë, si për vendet pritëse, ashtu edhe për Shqipërinë. Në shtetet ku janë vendosur, vëllezërit e motrat tanë emigrantë, punojnë e jetojnë me dinjitet, duke kontribuar në ekonominë, sistemin e mirëqenies, shoqërinë dhe kulturën e vendeve pritëse. Diaspora shqiptare, e hershme dhe e re, është pjesë vitale e ekonomive, shoqërive, kulturave, shkencës, jetës intelektuale e publike në vendet pritëse.

Kapitalet financiare, sociale dhe humane të emigrantëve shqiptarë janë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Pas viteve të vështira të krizave dhe pandemisë në shumicën e vendeve pritëse, në vitin 2021, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, emigrantët dërguan në Shqipëri 761 milionë euro, niveli më i lartë prej vitit 2009. Potencialet, vlerat dhe emancipimi i saj shoqëror e politik është një vlerë e shtuar për Shqipërinë.

Luftrat, kriza dhe pandemia kanë shtuar flukset e emigrantëve në rajon, kontinent dhe mbarë Globin. Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të keqinterpretuar dhe për t’u rikthyer në paragjykimet mbi emigracionin, të cilët vetë koha, puna dhe kontributet e emigrantëve i kanë tejkaluar.

Pres me kënaqësi të bisedoj nesër me Këshillin Koordinues të Diasporës, të kryesuar nga Mark Gjonaj, përfaqësues i shquar i Diasporës shqiptare në ShBA.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts