Këtë të dielë, në mbledhjen e Këshillit Koordinues për Diasporën, kreu i qeverisë Edi Rama tha se nuk do të heqin dorë nga amnistia fiskale dhe se ndërkombëtarët do ta kuptojnë se është i rëndësishëm.
“Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me cdo kusht. Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja do ta kuptojë. Për sa kohë e bën Italia një herë në tre vite, skemi pse mos e bëjmë.
Nuk kemi pse të privohemi se jemi të vegjël dhe na paragjykojnë përtej çdo logjike. Është e rëndësishme për emigrantët dhe gjithë shqiptarët se është fenomen masiv i prodhuar nga sakrificat e jashtëzakonshme dhe një sasi pune e kryer në zonën informale të ekonomisë në vendet e zhvilluara.
Po ti mbledhen të gjitha orët që shqiptarët i kanë falur me djersë e gjak ekonomisë informale në vendet e zhvilluara atëherë do na rezultonte një volum skallavërie i paimagjinueshëm. Sot shqiptarët si komb janë shumë më të ditur e të aftë prej emigracionit”, tha Rama.