Friday, March 29, 2024
HomePolitikëBerisha: Me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, Rama do t'i...

Berisha: Me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, Rama do t’i japë goditjen përfundimtare universiteteve

-

 

Lideri demokrat, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se me ligjin për Arsimin e Lartë do t’i japë goditjen përfundimtare universiteteve. 

Gjatë takimit me pedagogët dhe arsimtarët, Berisha tha se Rama po krijon kushte të reja për të larguar të rinjtë nga Shqipëria.

Berisha tha se caktimi i notës nga qeveria, si kusht për të hyrë në universitete është e gabuar.

“Cakton kuotë, notë nën të cilën nuk mund të futesh në universitet. Me këtë t’i krijon kushte që të rinjtë të ikin nga Shqipëria. Ç’punë ke ti me notën. Lejua universiteteve, njihua atyre të drejtën që të caktojnë se kë do të pranojnë. Tani do t’i japë goditjen përfundimtare. Ky ligj që pretendon se është i modelit anglez, absolutisht është në të kundërt. Edhe sikur të jetë origjinal ligji i modelit anglez, që e kam studiuar shumë herë dhe kishim edhe një ekspert të Bankës Botërore për arsimin, ai nuk përshtatej me ne. 

Nuk mund të krahasosh ti Shqipërinë, një nga vendet më të varfra në botë, me një nga vendet më të pasura të planetit. Nëse ti do të ndjekësh rrugën e tyre, nuk mund të krahasosh ti, sistemin tënd bankar, me atë të Britanisë së Madhe, që studentëve britanikë u siguron kredi. Këtu nuk funksionojnë, nuk ekzistojnë asnjë nga kushtet që studentët të marrin kredi nga bankat. Pra është një gënjeshtër, premtim në letër. Për të marrë kredi duhet që të plotësosh disa kushte. 

Kjo shoqëruar me shpopullimin e përgjithshëm, ka çuar në rrudhje, mbyllje degës, programesh, defakto në falimentime të qëllimshme. Duke krijuar tre llojet e universiteteve, Edi Rama kërkon të lajë duart, t’i japë goditjen fatale, përfundimtare arsimit të lartë. Tani thotë le të vijnë studentë nga jashtë, nesër do të thotë, të shkojnë ku të duan”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts