Sunday, October 13, 2024
HomePolitikëBerisha: Nisja e punimeve për Teatrin Kombëtar, dhunim flagrant i vendimit të...

Berisha: Nisja e punimeve për Teatrin Kombëtar, dhunim flagrant i vendimit të Gjykatës Kushtetuese

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot qeverinë e kryeministrit Edi Rama për nisjen e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar si dhunim flagrant i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Siç e shihni, çdo ditë këtu, kryen akte antikushtetuese, antiligjore, nga një qeveri që në raport me ligjin, rregullin dhe rendin, sillet si një bandë dhe jo si një përfaqësi e qytetarëve shqiptarë.

Në çdo veprim, spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar Kushtetutën, ligjin, për të dhunuar qytetarët dhe të drejtat e tyre.

Nga ky akt kalohet në një akt madhor, dhunimin flagrant të vendimit të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë.

Opozitës i thuhet se nuk njohim norma, nuk njohim standarde, por jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt, në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë.

Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë”, tha ndër të tjera Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts