Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së dronëve Bayraktar. “MIRËMËNGJES, dhe me momentet e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për futjen e dronëve të famshëm Bayraktar në arsenalin e Forcave tona të Armatosura, ju uroj një ditë të mbarë”,–shkruan Rama.
I pranishëm gjatë firmosjes së marrëveshjes, Rama tha se blerja e doneve vjen në një kohë kur siguria globale është e kërcënuar, Kreu i qeverisë theksoi në fjalën e tij se dronët do të jenë dobiprurëse për sigurinë kombëtare.
“Është teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore”.