Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëBlushi: Oligarkët e Ramës amnistohen, burg për të varfrit

Blushi: Oligarkët e Ramës amnistohen, burg për të varfrit

-

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka denoncuar standardin e dyfishtë të qeverisë së Edi Ramës në lidhje me ndërtimet apo rregullimet e banesave pa leje.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi ka sjellë një rast në fshatin malor të Skroskës, që ndodhet 2 orë larg Librazhdit, ku 63-vjeçari Sami O., baba i 4 fëmijëve të mitur është arrestuar se po rregullonte pa leje banesën e tij.

‘Ndërkohë që oligarkët dhe klientët e Edi Ramës të kapur në flagrancë në zemër të kryeqytetit në shkelje të ligjit për kate, pallate dhe kulla pa leje amnistohen dhe nuk penalizohen, madje shpallen edhe fitues të tenderave dhjetëra milion euro, prindi i katër vogëlushëve Sami O. nga Skroska dënohet me 8 muaj burg në prag të festave të fundvitit’, shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

Fshati i thellë malor Skroskë ndodhet 2 orë larg Librazhdit, por syri vigjilent i patronazhistëve të Edi Ramës, që nuk sheh kullat pa leje në mes të Tiranës, zbuloi se 63-vjeçari Sami O., baba i 4 fëmijëve të mitur, po rregullonte pa leje banesën e tij.

Ndërkohë që oligarkët dhe klientët e Edi Ramës të kapur në flagrancë në zemër të kryeqytetit në shkelje të ligjit për kate, pallate dhe kulla pa leje amnistohen dhe nuk penalizohen, madje shpallen edhe fitues të tenderave dhjetëra milion euro, prindi i katër vogëlushëve Sami O. nga Skroska dënohet me 8 muaj burg në prag të festave të fundvitit.

Ky është standardi i dyfishtë dhe modeli qeverisës shtypës i Edi Ramës: Favorizim, legalizim, liri dhe pasuri për oligarkët dhe të fortët. Ndëshkim, arrestim, burg dhe mjerim për më të varfërit dhe më të dobtët.

Ky shtet që po degradon përditë në një regjim fashist do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts