Saturday, October 12, 2024
HomeAktualitetRriten pagat në vitin 2023 në Shqipëri, ja kategoritë që përfitojnë, lajm...

Rriten pagat në vitin 2023 në Shqipëri, ja kategoritë që përfitojnë, lajm i mirë dhe për pensionistët

-

Viti 2023 duket se do të sjellë rritje të pagave, nisur nga deklartat e bërë nga kryeministri Edi Rama, ministrat e linjës dhe vendimet e qeverisë. Pagat që do të rriten gjatë në 2023 për mësuesit, mjekët po edhe për pensionistët.
Një pjesë e administratës do të marrë rroga më të larta vitin e ardhshëm. Sipas planifikimit  rritja 7% do të shkojë në spitale, shkolla, kopshte e çerdhe.
Ndërkohë, pensionistët do të marrin një shtesë që do të llogaritet sipas shtrenjtimit të çmimeve. Mësuesit dhe mjekët do të përfitojnë rritje page deri në 5900 lekë vitin e ardhshëm, ndërsa infermierët dhe edukatoret në kopsht dhe çerdhe do të marrin çdo muaj 3500 lekë më shumë se sa sot.
Vendimi pritet të merret në vitin 2023, sipas programit që specifikon buxheti me rritjen në nivelin 7%. Ndërkohë, për pagën minimale e cila është rritur dy herë këtë vit, duke arritur në 34 mijë lekë, vendimmarrja është në pikëpyetje, por rritja e saj do të jetë progresive për të arritur në 40 mijë lekë në vitin 2025.

Edhe pensionet do të rishikohen. Ato do të rriten po aq sa inflacioni, ndërmjet nivelit 3-6%. Kujtojmë se pensionistët këtë vit, kanë përfituar rritje 9.5% në përfitimet e tyre mujore.
Shpërblime sipas performancës për mjekët

Nga ana tjetër, edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë Konferencës së XVI Kombëtare të Anestezi-Reanimacionit pak ditë më parë në Tiranë, u shpreh se do të ketë rritje rrogash për mjekët.“Për sa i përket burimeve njerëzore, ne do të vijojmë mbështeten e mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë, duke vijuar me rritjen e pagave, nëpërmjet autonomisë spitalore dhe dhënies gjithashtu edhe të mbështetjes për performancën në punë. Do të kemi shpërblime financiare për mjekët, të cilët kanë performancë në punë nëpërmjet metodologjive, që ky ligj i ri që ne kemi miratuar, Ligji i Kujdesit Spitalor tashmë do të jetësohet dhe nëpërmjet akteve nënligjore”, deklaroi Manastirliu

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts