Friday, April 19, 2024
HomePolitikëTensionet në veri, media franceze: Përkeqësohen marrëdhëniet mes dy vendeve

Tensionet në veri, media franceze: Përkeqësohen marrëdhëniet mes dy vendeve

-

Tensionet në veri të Kosovës, kanë marrë vëmendjen e mediave franceze.

France24 shkruan se presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e së dielës ka dërguar në kufirin e Kosovës shefin e ushtrisë Milan Mojsiloviç, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve me vendosjen e barrikadave.

Serbët në veri të Kosovës janë të indinjuar për arrestimin e ish-oficerit të policisë dhe kanë vendosur postblloqe që prej 17 ditësh duke bllokuar lëvizjen mes pikave kufitare.

Shefi i ushtrisë serbe është shprehur se situata është shqetësuese dhe komplekse.

 

 

Ndërkohë në Kosovë mediat shkruajnë se një patrullë e KFOR-it udhëhequr nga NATO kanë patrulluar në zonë dhe nuk kanë raportuar për dëme.

Në nëntor, qindra policë serbë të përfshirë në policinë e Kosovës si dhe gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të tjerë u larguan nga puna për të protestuar kundër një vendimi për të ndaluar serbët që jetojnë në Kosovë të përdorin targa të lëshuara nga Serbia.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha javën e kaluar se situata me Kosovën ishte “në prag të konfliktit të armatosur”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts