Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëMinistrja Evis Kushi takim me drejtues të Zyrave Arsimore në mbyllje të...

Ministrja Evis Kushi takim me drejtues të Zyrave Arsimore në mbyllje të vitit 2022

-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në mbyllje të vitit 2022 zhvilloi një takim me drejtuesit e të gjitha zyrave arsimore për të analizuar punën e bërë gjatë këtij viti, si dhe për të diskutuar dhe adresuar problematikat e ndryshme të arsimit parauniversitar. Gjithashtu, ministrja kërkoi marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor për vitin 2023, i cili nis më 5 janar.
Në një postim në rrjetet sociale ministrja Kushi shkruan:
“Në mbyllje të këtij viti zhvillova një takim me drejtuesit e zyrave arsimore të të gjithë vendit për të bërë një bilanc të punës, arritjeve të përbashkëta, por veçanërisht të problematikave që duhet të adresojmë më mirë gjatë vitit të ardhshëm.
I falënderova për bashkëpunimin dhe kërkova marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor në datën 5 janar. Gëzuar festat!”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts