Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëVasili: Fermerët shqiptarë janë të vjedhur, jo të varfër. Masat që duhet...

Vasili: Fermerët shqiptarë janë të vjedhur, jo të varfër. Masat që duhet të merren

-

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili e quan “turp”, deklaratën e ministres së Bujqësisë për mbiprodhimin e ullinjve.

Vasili thotë se Edi Rama me qëllim nuk mbështet prodhimin dhe eksportet, por importet sepse ka një objektiv të vetëm falimentimin e fermerëve dhe shpopullimin e Shqipërisë.

Sipas tij, po t’i kishte Maqedonia e Veriut këta ullinj dhe këtë prodhim i gjithi do të ishte eksportuar dhe do ishte shitur pasi ka shtet të përgjegjshëm, që e mbështet shumë fort prodhimin dhe eksportet bujqësore.

Ai thekson se fermerët shqiptarë janë të vjedhur nuk janë të varfër duke renditur masat që duhet të merren.

 

 

POSTIMI I PLOTË
Turpi i botës, Rama & co ankohen edhe për prodhimin masiv të ullinjve!
Edi Rama me bishtat e tij ne qeveri po ankohen se pse është kaq i madh prodhimi i ullinjve, i kësaj kulture bujqësore te mrekullueshme ne çdo pikëpamje qofte bujqësore, industriale, shëndetësore ashtu edhe për ekonominë familjare te fermerëve.
Edi Rama me qëllim nuk mbështet prodhimin dhe eksportet, por importet sepse ka një objektiv të vetëm falimentimin e fermerëve dhe shpopullimin e Shqipërisë.
Po t’i kishte Maqedonia e Veriut këta ullinj dhe këtë prodhim i gjithi do të ishte eksportuar dhe do ishte shitur.
Dhe kjo do te ndodhte pa asnjë diskutim sepse Maqedonia ka shtet të përgjegjshëm, që e mbështet shumë fort prodhimin dhe eksportet bujqësore.
Kjo shpjegon se pse Maqedonia eksporton prodhime bujqësore e blegtorale 4 herë më shumë se Shqipëria.
Ndërsa Edi Rama me qëllim vendosi masa që shkatërruan bujqësine si:

🪒vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).
🪒uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore
🪒fermerët vuajnë çmimin e naftës deri edhe 230 lekë për litrin
🪒çmimi i plehrat kimike është dy dhe trefishuar
🪒subvencioni i Bujqësisë në Shqipëri është absolutisht më i ulëti në Ballkan, shumë herë me i ulët se Maqedonia dhe Kosova, që kane buxhete më të vogla se Shqipëria, por japin deri edhe në 10-fishin e asaj, që jep qeveria e Ramës.
Të gjitha këto ia bëjnë te pamundur fermerëve të shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje të mëdha dhe zhyten në varfëri dhe mjerim.
Qeveria qëllimisht e ka rënduar drejt falimentimit situatën, që të justifikojë bërjen e ligjit që tua rrëmbejë edhe tokën për tua dhënë oligarkëve, që të investojnë paratë e korrupsionit të qeverisë dhe të vazhdojnë pastrimin e parave.
Në rast se qeveria do të merrte si hap të parë masat e mëposhtme, prodhimet bujqësore aq me vlerë shqiptare do të shiteshin dhe toka nuk do të mbetej pa punuar.
🟥️Vendosjen e një çmimi fiks për naftën e fermerëve në vlerën 1 EURO/LITRI, si rajoni.
🟥️Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.
🟥️Riformulimin e skemës mbështetëse.
🟥Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.
🟥️Financimin e të skemës mbështetëse si Maqedonia
🟥️Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetëse (nr. krerëve, sip. e mbjella).
‼️Fermerët shqiptarë janë të vjedhur nuk janë të varfër.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts