Ndryshe si Italia dhe ShBA, Shqipëria nuk do të ketë asnjë kufizim për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina.
Momentalisht situata e përhapjes së Covid-19 atje është alarmante, vendi ynë nuk parashikon asnjë masë për vizitorët kinezë. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se nuk ka vend për panik.
Situata e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri është në periudhën e saj më të qetë, që prej nisjes së pandemisë, me një mesatare prej 15 rastesh të reja në ditë, Kina ka masa drastike deri në karantimin për udhëtarët që hyjnë në shtetin e saj.
Vendimi i Kinës për të hapur kufijtë pas 3 vitesh izolim ka rritur frikën e përhapjes se infektimeve në botë.