Një fëmije 12-vjeç ka mbetur i plagosur nga përdorimi i lëndëve piroteknike.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e se mërkurës në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa i mituri u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Ai ka pësuar dëmtime në fytyre dhe sipas të dhënave ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Policia nisi verifikimet në lidhje me ngjarjen dhe nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 12-vjeçari është lënduar nga shpërthimi i kapsollave.