“Prej 32 vitesh Fatmira ka punuar e shërbyer me përkushtim pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke e konsideruar thuajse si një shtëpi të dytë.
Në ditën e fundit të detyrës, me rastin e daljes së saj në pension, i shprehëm mirënjohjen tonë për punën dhe kontributin, në një organizim surprizë, mes të gjithë kolegëve, për ta falënderuar për çdo ditë përkushtimi në këtë ministri.
Faleminderit me Mirënjohje!”-shkruan Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Respekti dhe mirënjohja nga shteti për punonjësit e tij është gjest kulture.