Friday, October 11, 2024
HomePolitikëNdihma juridike për qytetarët, Manja: Zyra të reja në qytetet ku do...

Ndihma juridike për qytetarët, Manja: Zyra të reja në qytetet ku do të mbyllen gjykatat

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka theksuar arritjet e institucionit që drejton dhe objektivat për 2023. Ministri theksoi se do të vijojë të mbështesin kategori të qytetarëve që nuk mund të asistojnë shërbime juridike. Sipas tij, pritet të hapen sportele të reja edhe në qytetet që gjykatat që do të mbyllen pas hartës së re gjyqësore.

“Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas”, u shpreh Manja.

Ministri komentoi gjithashtu dhe ndryshimet e reja në ligjin për sistemin noterial. “Sa i takon noterisë, me ndryshimet e reja të ligjit dhe sistemi noterial i është nënshtruar një procesi filtrimi të të gjithë noterëve dhe janë vendosur kritere strikte për pranimin në këtë profesion. Është arritje sepse për 2022 janë 36 inspektime të realizuara që janë finalizuar me 10 heqje lincensash, 7 pezullime dhe 6 masa të tjera administrative”, tha Manja.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts