Friday, March 29, 2024
HomePolitikëVOA për vendimin e kreut të grupit të PD: Si i përjashtoi...

VOA për vendimin e kreut të grupit të PD: Si i përjashtoi Alibeaj 4 deputetët

-

Partia Demokratike e opozitës, e përfaqësuar nga kryetari i grupit parlamentar të saj, Enkelejd Alibeaj, njoftoi në mbrëmje se deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj janë të larguar zyrtarisht grupi parlamentar.

Për këtë vendim është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë, se prej të mërkurës këta katër deputetë nuk janë më pjesë e atij grupi opozitar, sepse prej një viti të pezulluar, ata nuk janë distancuar publikisht dhe plotësisht nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike.

Vendimi i djeshëm bazohet në vendimet pezulluese të kryesisë, këshillit kombëtar dhe grupit parlamentar të Partisë Demokracisë, e cila drejtohej një vit më parë nga ish-kryetari Lulzim Basha.

Në ato mbledhje, pas dhunës ndaj selisë qendrore të partisë dhe shkatërrimit fizik të saj, u vendosën përjashtime të menjëhershme nga Partia Demokratike për deputetët tashmë të pavarur Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe për ish presidentin Bujar Nishani. Për 19 persona të tjerë u vendos pezullimi nga anëtarësia dhe nga funksionet partiake.

 

Njoftimi i sotëm bazohet në të njëjtat cilësime të përdorura në deklaratën e një viti më parë, në mbledhjen e mbyllur në orët e para të mëngjesit, se ata “nuk kanë akte distancimi nga dhuna”.

 

Deputetët e përjashtuar janë pjesëtarë të Grupit të Rithemelimit dhe organizatorë të protestës së 8 janarit, kur shpërtheu një dhunë masive disa orëshe ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike të mbushur me anëtarë, pasojat e të cilës mund të ishin më të rënda, nëse policia nuk do të ndërhynte për ta shpërndarë.

Deputeti i përjashtuar Tritan Shehu shënoi në rrjetin social Facebook se zoti Alibeaj kishte marrë një vendim “delirant”, me të cilin ai po “zyrtarizon ndarjet në parti”, në kohën “kur të gjithë po punojnë për tejkalimin e ndarjeve”.

Grupi i Rithemelimit, mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, janë të mendimit se institucionet e përfaqësuara nga zoti Alibeaj nuk janë funksionale, pasi janë rrëzuar nga Kuvendi i mbajtur prej tyre në 11 dhjetor 2021.

Ish kryeministri Sali Berisha është përcaktuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, si person, i cili familjarisht nuk mund të vizitojë SHBA, për shkak të “akteve të rënda të korrupsionit” dhe “minimit të demokracisë”.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit zoti Berisha cilësohet si një ish-zyrtar i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë, me “veprime korruptive, si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetiake dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeverisëse dhe zyrtarët publikë”.

Diplomatët amerikanë kanë deklaruar se ata nuk do të komunikojnë me Partinë Demokratike, sapo aty të kthehet një person i shpallur non grata si zoti Berisha.

Ata janë shprehur se nuk do të takohen me persona që kanë këtë përcaktim nga SHBA-të dhe se në gjithë historinë e këtyre përcaktimeve për rreth 200 persona asnjë prej nuk është anulluar.

Zyrtarë të lartë amerikanë takojnë gjatë vizitave në Tiranë vetëm Partinë Demokratike nën përfaqësimin e zotit Enkelejd Alibeaj, i cili mban këto funksione pas dorëheqjes së ish kryetarit Lulzim Basha.

Përcaktimi ndaj zotit Berisha, të cilin ai e ka hedhur poshtë si të pavërtetë dhe të formësuar nga kryeministri Rama, provokoi ndarjet brenda radhëve të opozitës në pro dhe kundër tij.

Ish kryetari Lulzim Basha, bazuar në përcaktimin nga SHBA, përjashtoi zotin Berisha nga grupi parlamentar, duke vlerësuar këtë akt si një angazhim në mbrojtje të vlerave demokratike perëndimore euro-atlantiste të Partisë Demokratike.

Ky hap përshpejtoi zhvillime të tjera dhe mbajtjen e dy kongreseve partiake, për mandatin juridik të përfaqësimit të të cilëve palët janë në proces gjyqësor.

Apeli ende nuk ka marrë një vendim për këtë konflikt juridik mes grupimeve, të cilat në pamundësi të tërheqjes nga pozitat e skajshme, presin vendimin e saj, ndërkohë që kanë nisur veçmas përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit./VOA

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts