Një bisedë telefonike, kryeministri Edi Rama e ka zhvilluar me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Mësohet se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Po ashtu kjo biseda telefonike zhvillohet në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.