Monday, February 6, 2023
HomePolitikëDritan Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama komplimente kryeministrit të...

Dritan Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama komplimente kryeministrit të Malit të Zi

-

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në promovimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç në Tiranë ka vlerësuar këtë të fundit si një mik të cilin e ka cilësuar si fenomen në politikën ballkanike.

“Do ishte mungesë sinqeriteti t’u thoja se kam lexuar librin, se kam lexuar por ka qenë një surprizë shumë e bukur. Se dija se Dritani ishte kaq thellë në këtë fushë dhe kaq serioz në këtë reagim. Unë jam këtu për t’ju thënë dy fjalë të cilat nuk do të jenë dosmodoshmëritë për librin por për autorin dhe shpresojmë se do t’ju ndihmojmë të jenë më të nxitur që të merrni dhe ta lexoni librin. Është një privilegj të jesh mik me një person i cili është një fenomen në politikën ballkanike. Është një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër. Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë”,- tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,698FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts