Pas pushimeve, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i rikthehen nesër jetës parlamentare. Në orën 16:00 të së hënës do të mbahen seanca e parë për sesionin e katërt të parlamentit. Kryetarja Lindita Nikolla do të bëjë një bilanc të sesionit që lamë pas dhe sfidat e sesionit të ri.
Avokati i Popullit, proces i mbartur 2022. Ndalimi i spiunëve në funksionet publike është një tjetër pikë që pritet të shqyrtohet. Çështje e cila i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Të dyja janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtar, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u dhënë jetë të dyja iniciativave.
Parlamenti pritet të shqyrtojë edhe ligjin për dekoratat, të kthyer dy ditë më parë nga presidenti Begaj. Në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes të dyja kaheve, pak muaj përpara garës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.