Friday, March 29, 2024
HomeArsimFirmoset marrëveshja për futjen e futbollit në shkolla, ministrja Evis Kushi: Tri...

Firmoset marrëveshja për futjen e futbollit në shkolla, ministrja Evis Kushi: Tri pikat kryesore të projektit

-

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në bashkëpunim me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kanë nënshkruar marrëveshjen mes dy institucioneve për futjen e futbollit në shkolla.

Tri pikat kryesore do jenë: krijimi i ekipeve të futbollit në shkollat 9-vjeçare, baza materiale dhe trajnimi i mësuesve.

Në shtatorin e vitit të kaluar, Shqipëria u vizitua nga presidenti i FIFA-s, zoti Infantino. Diskutuam për shumë projekte, jo vetëm për mbështetjen e futbollit në Shqipëri, por edhe për shumë mundësi dhe mbështetje që FIFA ofron për vendet anëtare për futbollin e shkollave. Që të nesërmen nisëm nga puna bashkë me FSHF-në për të hartuar projektin dhe marrëveshjen që do firmosim sot, që është i fokusuar kryesisht:

Në krijimin e ekipeve të futbollit në shkollat 9-vjeçare.

Në furnizmin me bazë materiale të shkollave për zhvillimin e këtyre aktiviteteve sportive.

Trajnimin e mësuesve të edukimit fizik, që më pas do të shërbejnë si trajnerë të ekipeve sportive në të ardhmen”, tha ministrja Kushi në fillim të fjalës.

Më pas pas Kushi u ndal edhe në rëndësinë që FIFA ka dhënë me mbështetjen e saj në këtë projekt.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts