Një tragjedi është shmangur në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej në Lezhë, teksa një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.
Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën,duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë.
Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti duke u shpëtuar jetën.