Permes nje postimi ne rrjetin social Facebook Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka raportuar per situaten e krijuar nga permbytjet ne vend.
Postimi i plote:
Falë mirëmenaxhimit të situatës, bashkëpunimit të shkëlqyer mes Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkive të prekura nga reshjet e ditëve të fundit, situata në të gjithë territorin e vendit paraqitet pa probleme të theksuara. Nuk ka zgjerim të hartës së përmbytjeve, në disa zona ka tërheqje të ujit, veçanërisht në Shkodër e Lezhë.
Punonjësit e OSHEE po vijojnë pa ndërprerje punën për të riparuar defektet dhe rikthyer energjinë në disa zona malore. Angazhim maksimal ka edhe nga forcat e ARRSH për pastrimin e të gjitha akseve të bllokuara nga inertet apo rrëshqitjet.
FA do të vijojnë të qëndrojnë në terren për të dhënë ndihmën aty ku ka nevojë. Thirrje bashkive dhe qytetarëve të vijojmë këtë bashkëpunim për të tejkaluar edhe ndonjë problematikë që mund të sjellë moti gjatë fundjavës, ku parashikohen reshje bore dhe ngrica.