Thursday, October 10, 2024
HomeShendetesiNga duhanpirja te obeziteti, cilat janë fushat e fokusit për mirëqenien shëndetësore...

Nga duhanpirja te obeziteti, cilat janë fushat e fokusit për mirëqenien shëndetësore të popullatës?

-

 

Një shoqëri në të cilën të gjithë njerëzit mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë për shëndet dhe mirëqenie gjatë gjithë jetëgjatësisë, është një shoqëri me potencial më të lartë ekonomik.

Duke marrë shkak nga ky fakt, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije disa nga arritjet e synuara, të cilat priten të miratohen këtë vit.

Sipas raportit të fundit të ISHP-së, synimet në strategjinë e re të NCD (Sëmundjet e Patransmetueshme) që pritet të miratohet së shpejti janë:

Arritje të tjera të synuara në kuadër të programit për vitin 2030

Duhanpirja. Do të synohet një reduktim relativ prej 20% i prevalencës së përdorimita ktual të duhanit.

Në mënyrë specifike kjo do të arrihet përmes:

o Reduktimit të prevalencës së duhanit tek adoleshentët

o Ndalimit të rritjes së prevalencës së duhanpirjes tek femrat

o Vijimit të reduktimit të prevalencës së duhanpirjes tek të rriturit

Alkooli. Do të synohet 10% ulje relative e përdorimit të dëmshëm të alkoolit.

Në mënyrë specifike ky target do të arrihet përmes:

o Vijimi i reduktimit të abuzimit me alkoolin tek meshkujt

o Ndalimi i rritjes së përdorimit të dëmshëm të alkoolit tek femrat

o Ndalimi i rritjes së përdorimit të tepërt “binge drinking” tek adoleshentët

Obeziteti. Do të synohet ndalimi i rritjes së obezitetit.

Aktiviteti fizik. Do të synohet një ulje relative prej 10% e prevalencës së aktivitetit fizik të pamjaftueshëm dhe sedentarizmit tek fëmijët dhe të rinjtë.

Presioni i lartë arterial. Do të synohet një ulje me 10% e prevalencës së hipertensionit në popullatën adulte.

Në mënyrë specifike ky target do të arrihet përmes:

o Uljes me 15% e prevalencës së hipertensionit tek personat mbi 50 vjeç

o Uljes me 5% e prevalencës së hipertensionit tek adultët e rinj

o Uljes me 10% e personave që nuk janë të ndërgjegjshëm për praninë e hipertensionit

Diabeti. Do të synohet ndalimi i rritjes së diabetit.Monitor

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts