Sunday, February 5, 2023
HomeKronikaPlagosi me thikë bashkëatdhetarin në Itali, arrestohet në Spanjë 25-vjeçari shqiptar

Plagosi me thikë bashkëatdhetarin në Itali, arrestohet në Spanjë 25-vjeçari shqiptar

-

 

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në Spanjë me akuzën e tentativës për të vrarë një bashkatdhetar të tij 18-vjeçar më 9 tetor të vitit të shkuar në Carmignano të Italisë.

I riu shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u kap në El Vendrell, një qytet rreth 70 kilometra larg Barcelonës.

Aty 25-vjeçari ishte strehuar në shtëpinë e miqve të tij menjëherë pas krimit të përgjakshëm që ndodhi në Carmignano.

Goditja me thikë që rrezikoi t’i kushtonte jetën tetëmbëdhjetë vjeçarit ndodhi pasditen e vonë të 9 tetorit në kopshtet e rrugës  Bicchi, pranë qendrës së Carmignanos.

18 vjeçari u godit me thikë në bark. Pas plagosjes ai u afrua zvarrë drejt shtëpisë më të parë ku edhe kërkoi ndihmë.

Ai ju nënshtrua një operacioni dhe e kaloi rrezikun për jetën.

Në origjinë të sulmit mund të ketë arsye sentimentale por karabinierët nuk përjashtojnë që të ketë edhe arsye të tjera.

Një rol në këtë lidhje mund të ketë luajtur një nëntëmbëdhjetë vjeçare e lidhur në mënyrë romantike me 18-vjeçarin.

Mirëpo, të dy do të ishin grindur dhe më pas 18-vjeçari do të “dënohej” nga bashkatdhetari më i madh, i njohur nga policia për precedentët e tij të shumtë.

25-vjeçari shqiptar ishte dyshuar menjëherë si autor i plagosjes, por kishte mbetur i pagjurmuar.

Karabinierët ndoqën lëvizjet e tij deri në Katalonjë dhe ia komunikuan pozicionin e tij të mundshëm kolegëve spanjollë, të cilët ditët e fundit e kanë vënë në gjurmë dhe e kanë arrestuar në El Vendrell, duke i dhënë një urdhër arresti evropian.

Së shpejti ai mund të ekstradohet në Itali për t’iu përgjigjur akuzave për tentativë vrasje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts