Është miratuar fondi shtesës në buxhetin e vitit 2023, miratuar për KQZ-në, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Kështu KQZ-së në buxhetin e miratuar për vitin 2023 i shtohet 1.99 mld lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor, si dhe 606 389 067 lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor për “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
Efekti financiar i këtij vendimi, përballohet: 1.8 mld lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 202 dhe 800 000 000 lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.
KQZ kërkoi 37 mln euro për të realizuar procesin e votimit elektronik edhe në 6 bashki të tjera për zgjedhjet e ardhshme vendore.