Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur lidhur me lista e PD-së për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Nga PD janë dorëzuar lista, ndërsa Celibashi theksoi se vendimmarrja do jetë në përputhje me ligjin.
“Për këtë nuk ka sens të them se për kë do vendosim. Më vjen keq që gjendem në këtë situatë edhe pse vendimmarrja do jetë në përputhje me ligjin. S’kemi as interes politik as simpati politike. Do duhet të vendosim për këtë por vendimmarrja do jetë në respekt të ligjit. E them me bindje se s’kemi asnjë lloj droje të vendosim në përputhje me ligjin.
Sa nuk është vonë nga pikëpamja politike dhe ligjore duhet t’i japin zgjidhje. Nuk është KQZ që vendos për gjera që si ka kompetencë. Është mirë që të gjithë fajtorët institucionalë dhe politikë të angazhohen për të gjetur zgjidhje”, tha Celibashi.