Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikë“E ardhmja e Shqipërisë, Evropa!”, Kastening: SHBA, krenare që të bashkëpunojë për...

“E ardhmja e Shqipërisë, Evropa!”, Kastening: SHBA, krenare që të bashkëpunojë për reformën në drejtësi

-

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, John Kastening së bashku me kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagimi në një konferencë për shtyp folën për reformën në drejtësi.

Kastening u shpreh se ndryshimi në reformën në drejtësi është një arritje, teksa ka shtuar se pengesat nuk janë të lehta por përmes punës dhe numri i çështjeje të prapambetura mund të zërohet. Po ashtu ai tha se SHBA dihet e lumtur që po bashkëpunon me Shqipërinë për reformën në drejtësi.

“Sot është dita për të festuar këtë fazë të re të reformës në drejtësi. Duhet të jeni krenar që keni arritur këtë hap drejt një sistemi që po punon për të shqiptarët. Kjo është një arritje dhe ndryshmi sistemit është në të mirën e shqiptarëve. Është rëndësishme që e ardhmja e Shqipërisë të jetë pjesë e Evropës. Janë sfida reale.

Është një ditë për të festuar këtë fazë te reformës në drejtësi. Është një kohë që të vendosim objektivat për të ardhmen. Kjo është ajo që SHBA do për reformën e drejtësisë. Siç e ka thënë she ambasadorja, reforma e drejtësisë nuk është e thjeshtë dhe e shpejtë.

Këto janë sfida të vërteta. Numri i çështjeve të prapambetura, mund dhe të zërohet. Për ta bërë këtë duhet punë nga gjyqtarët.

Këto nuk janë pengesa të lehta për tu tejkaluar pore shqetësimi i popullit shqiptar është real. Duhet vijuar puna për të krijuar një efikasitet i vërtet.

SHBA janë të nderuara që të bashkëpunojnë me Shqipërinë për këtë reformë. Përgëzime të gjithëve për këtë hap që po hidhni sot dhe ju urojmë fat”, tha Kastening.

KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjës dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts