Friday, April 19, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj shkon në ambasadën turke në Tiranë: E vështirë të gjejmë...

Presidenti Begaj shkon në ambasadën turke në Tiranë: E vështirë të gjejmë fjalët për të ngushëlluar popullin vëlla turk

-

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka shprehur pranë ambasadës turke në Tiranë, ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë një ditë më parë.

“Sot shpreha ngushëllimet pranë Ambasadës së Turqisë, për tërmetin shkatërrimtar të datës 6 shkurt 2023.

Populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve.

Lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts