Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetMjeku i ekipit shqiptar flet për situatën katastrofike në Turqi

Mjeku i ekipit shqiptar flet për situatën katastrofike në Turqi

-

Situata është shumë e vështirë, kushtet klimaterike janë shumë të këqija. Disa godina janë me persona nën rrënoja. Pas nesh është një goditë 7-katëshe që mund të ketë 25 viktima. Ekipet shqiptare të shpëtimit janë duke operuar. Po punojmë me ndihmën e pajisjeve për të dëgjuar nëse ka njerëz brenda nën rrënoja. Operojmë edhe me fadroma. Bashkëpunimin e kemi me emergjencat e Turqisë.

Ka pasur raste që janë nxjerrë persona të gjallë nga rrënoja, por kryesisht janë pa jetë. Kanë kaluar 72 orë, mosushqyerja, temperaturat bëjnë të vetën. Ndihemi ektremisht shumë të rënduar, por duhet të bëjmë punën. Përpiqemi të jemi sa më të përmbajtshëm“, ka thënë mjeku i ekipit shqiptar nga skuadra e kërkim-shpëtimit që ka shkuar në Turqi pas tërmetit katastrofik që deri më tani ka shkaktuar mbi 16 mijë viktima e mijëra të tjerë të plagosur.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts