Wednesday, July 17, 2024
HomeAktualitetPersona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në pedonalen...

Persona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në pedonalen e “Molos” , duke shkaktuar një tjetër dëm në investimet publike në Shkodër

-

Vetëm një javë nga përfundimi i punës për zëvëndësimin e stolave të dëmtuar në pedonalen e “Molos”, sërish gjendemi përballë një akti vandal. Persona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në këtë shëtitore, duke shkaktuar një tjetër dëm në investimet publike në Shkodër.

Gjendur përballë këtij rasti të përsëritur, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë duke identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorin apo autorët e këtij akti. Gjithashtu qytetarët i ftojmë të denoncojnë të tilla raste dhe të kontribuojnë në ruajtjen e investimeve publike që realizohen nga taksat e tyre.

Bashkia Shkodër nuk do të ndalet çdo ditë së punuari për përmirësimin e shërbimeve dhe zbatimin e projekteve të reja infrastrukturore, por nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për t’i ruajtur ato.

#Tëruajmëpronënpublike
#Mosedëmtoniatë
#BashkiaShkodër

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts