Tensionohet situata në ambientet e jashtme të Kuvendit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa janë hedhur edhe flakadanë në drejtim të efektivëve dhe kapsolla.
Ndërkohë disa deputetë të opozitës që nuk u lejuan të futen në Kuvend, pasi rezultojë të përjashtuar nga seancat plenare për 10 ditë, ndërsa janë bashkuar me protestuesit.