Ambasadorja Kim, e cila u shoqërua nga Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit, u takua me kryetarë dhe nënkryetarë të Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.
“Zyrtari i lartë amerikan ka mbërritur para dy ditësh në Shqipëri dhe qëllimi i takimit është rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve”, tha gazetari Ergys Gjençaj.
Ky takim vjen një ditë pas seancën plenare të tensionuar në Kuvend, që solli dhe përjashtimin e 3 deputetëve demokratë.