Saturday, April 26, 2025
HomePolitikëRama me ministrat Xhaçka dhe Peleshi në Gjermani, do marrin pjesë në...

Rama me ministrat Xhaçka dhe Peleshi në Gjermani, do marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë

-

 

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih që zhvillohet nga dita e sotme deri të dielën. Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se do të diskutojë për mbrojtjen kibernetike, planin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

“Mynih – Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama në Facebook.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts