Friday, April 19, 2024
HomePolitikëKQZ ngre shqetësimin: Njësitë vendore nuk kanë përmbushur detyrimet

KQZ ngre shqetësimin: Njësitë vendore nuk kanë përmbushur detyrimet

-

Është zhvilluar këtë martë mbledhja e Komisionit Qendror të Ankimimeve dhe Sanksioneve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se 40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve.

Gjithashtu shtoi se nga raportimet vetëm 12 Bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar-27 shkurt.

“Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve.  Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.   Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit.”, tha ai.

Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë:

Bashkia Berat

Bashkia Dibër

Bashkia Vau dejës

Bashkia Pukë

Bashkia Fushe Arrëz

Bashkia Has

Bashkia Lezhë

Bashkia Kurbin

Bashkia Shijak

Bashkia Peqin

Bashkia Librazhd

Bashkia Patos

Bashkia Kuçovë

Bashkia Poliçan

Bashkia Maliq

Bashkia Pustec

Bashkia Përmet

Bashkia Memaliaj

Bashkia Vlorë

Bashkia Delvinë

Bashkia Sarandë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts