Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëBalla -opozitës: Mos krijoni alibi për t’iu shmangur 14 majit

Balla -opozitës: Mos krijoni alibi për t’iu shmangur 14 majit

-

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla akuzoi opozitën se ka marrë 500 mln dollarë nga rusët për të bërë ‘pis’ Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla gjithashtu i shpreh se opozita është duke ngritur alibinë për të shmangur 14 majin. Gjithashtu Balla ka hapur në Kuvend audio përgjimet e 21 janarit

“Ka prova që janë paguar dhe kur doli zotëria që tha këto para i mblodha nga shqiptarët e diasporës në Amerikë, rezultoi se këto para janë rusë. Ju me ato para u munduat të bënit pis Shqipërinë”, tha ndër të tjera Taulant Balla, duke shtuar: “Kemi një audio të re, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë. Është publikuar më në fund materiali audio, një natë më parë nga një gazetar investigativ. Jua zbardh unë. Dashmir, thotë komendati i Gardës, gati për zjarr ushtarak. Nëse do hyjnë brenda do hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar. Bën thirrje me altoporlant, largohu nga hyrja thërret Dashamiri dhe bëhen gati. Mbani armët në dorë, kur t’ju them unë, qëlloni në trup. Nëse secili prej jush këtu e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur, si ka mundësi që Komandanti i Gardës së Republikës sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që po protestonte në shesh. Në këtë moment qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku i një tjetri. Me çfarë, me një zjarr luftarak. Zjarri luftarak nuk ka lidhje me priotestën, mund ta bësh në Afganistan, apo ku të duash. ”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts