Wednesday, July 17, 2024
HomePolitikëRama për ‘eksodin’ e mjekëve dhe infermierëve: Shteti shqiptar nuk financon studimet...

Rama për ‘eksodin’ e mjekëve dhe infermierëve: Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman

-

Çelet Kongresi i Parë të Shëndetësisë, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili u ndal te sektori i shëndetësisë. Ai foli për nevojë therëse për bluza të bardha në vendet e Europës.

Rama u ndal te fenomeni i ikjes së mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha që të adresohen problematikat, pasi shteti nuk mbulon dot financimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ai tha se shteti shqiptar dhe taksapaguesit shqiptar financojnë për studentët e mjekësisë, por në fund pasi ata diplomohen ikin në Gjermani.

“E dimë se nga vijmë dhe se ku duhet të shkojmë, ndaj jemi të detyruar që të ecim para, sa i përket vendimmarrësve dhe politikbërjes, për furnizimin e këtij kapitali njerëzor. Ky kapital ka nevojë për investim, arsimimin, pagë dinjitoze. Nëse marrim arsimimin, mund të themi se kemi ecur në mënyrë pozitive para. Sot kemi një sistem arsimimi të bluzave të bardha, që e ka marrë vulën e cilësisë nga fakti se të arsimuarit në vendin tonë mirëpriten dhe në vendet e zhvilluara.

Sot jemi para një problemi që duhet ta adresojmë në mënyrë të ndershme. Arsyeja se pse shtetet investojnë për të bërë sa më të lehtë procesin e studimeve, është për të garantuar shëndetin e popullit të tyre. Në kushtet e sotme rezulton e pamundur që shteti shqiptar, taksapaguesi, mundësitë e të cilit nuk janë të pakufizuar, dhe shërbimet nuk vihen në diskutim, të paguajnë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Pra, sot studenti i mjekësisë paguan 1/16 e kostos reale.

 

 

Këtë shteti e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh që s’ka nevojë t’i rendis. Shteti nuk e bën dhe taksapaguesi shqiptar nuk paguajnë për këtë, që ditën kur mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata që financohen nga ky buxhet dhe kjo sakrificë, të ikin të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ka ardhur koha që dhe ne ta adresojmë. Nuk mjafton që të kryesh një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet e tua në aspektin teorik, por duhet dhe aspekti praktik.”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts