Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikë8 Marsi, policia premton: Trajtim me prioritet i rasteve ku përfshihen gratë

8 Marsi, policia premton: Trajtim me prioritet i rasteve ku përfshihen gratë

-

 

“Gjysma e artë e vlerave, vitalitetit, potencialit, kontributit dhe shtyllave mbi të cilat qëndron shteti, simbolizohen me gruan”, u shpreh Policia e Shtetit në urimin drejtuar grave dhe vajzave për 8 Marsin.

“Policia e Shtetit ka qenë dhe vijon të mbetet garante dhe promovuese e këtij parimi që udhëheq të drejtat dhe liritë e njeriut.

Për organizatën, prania e gruas i jep vlerë të shtuar misionit për siguri publike, fisnikëron shërbimin e Policisë në çdo skaj të vendit, si dhe vesh me humanizëm imazhin institucional të Policisë së Shtetit.

Sot, thirrjes për ndihmë të një gruaje i përgjigjet një grua, e cila falë meritokracisë dhe profesionalizmit, jep kontributin e saj në hallkat më të larta të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Policia e Shtetit uron gëzuar 8 Marsin dhe zgjat dorën e bashkëpunimit, për të trajtuar me prioritet dhe kujdes, çdo rast kur e përfshirë është një grua”, përfundon urimin Policia e Shtetit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts