Friday, March 29, 2024
HomePolitikëBerisha apo Alibeaj? KQZ vendos sot se kush futet në zgjedhjet e...

Berisha apo Alibeaj? KQZ vendos sot se kush futet në zgjedhjet e 14 Majit me vulën e PD-së

-

Pas sherreve dhe përçarjes prej 1 viti, sot do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo dhe cili prej kampeve do të regjistrohet për zgjedhjet lokale të 14 Majit nën vulën e PD-së.

Kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës. Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.

Ndërkohë ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit u takua me Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i Partisë Demokratike.

Në bashkitë kryesore, Partia Demokratike do të dalë me kandidatë të unifikuar për kryetarë bashkie. Ky është parashikimi që bën Aleksandër Biberaj, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. I pyetur nëse mendon se grupimi i Alibeajt do të zgjedhin të tërhiqen në këto raste, Biberaj theksoi se ai grupim në fakt nuk i ka kandidatët për këto bashki.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts