Friday, June 21, 2024
HomePolitikëMungojnë mësuesit e profileve, Kushi: Lindi nevoja për përfshirjen e specialistëve në...

Mungojnë mësuesit e profileve, Kushi: Lindi nevoja për përfshirjen e specialistëve në sistem

-

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pranoi se shkollave shqiptare u kanë munguar mësuesit e profileve.

Sipas saj kjo ishte arsyeja e vendimit për pranimin në sistem, edhe të atyre që nuk kanë studiuar mësuesi.

“Disa lëndë në shkollat tona jepeshin ose nga mësues të profileve të tjera ose nga specialistë të asaj fushe, por që nuk kishin formimin psiko-pedagogjik”.

Kushi sqaroi se pas trajnimit 3 mujor kandidatët duhet të kalojnë të gjitha fazat për të dhënë mësim.

“Praktika është përpara, pastaj licenca, pastaj portali dhe të bëhen mësues.”

Ministrja e Arsimit njoftoi se pranë shkollave do të ketë një strukturë për mësuesit në dispozicion.

“Do të punësohen sigurisht nëpërmjet portalit. Por ama janë një strukturë gjithmonë atje. Nxënësit nuk do të bëjnë më asnjë orë pushimn, për çdo nevojë që ka shkolla do të jenë mësuesit nga kjo strukturë. “

Në mbledhjen e qeverisë u vendos që në disa shkolla të ketë edhe klasa artistike.

“Ne do të hapim klasa të arsimit të orientuar edhe në shkollat klasike sipas nevojave, kapaciteteve që kanë, burimeve njerëzore që kanë. Shkollat e orientuara ne do ti kthejmë në shkolla që do të marrin statusin shkolla kombëtare.”

Tashmë edhe me ligj do të ndalohet punësimi apo rikthimi në sistemin arsimor të atyre personave që rezultojnë me precedent penal.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts