Wednesday, July 17, 2024
HomePolitikëReagon prefektja Majlinda Angoni për protestën e rrugës së Dukagjinit

Reagon prefektja Majlinda Angoni për protestën e rrugës së Dukagjinit

-

Reagim publik:
Sipas deklaratës së bashkisë Shkodër në të cilën citohen 3 (tre) vendime të Këshillit Bashkiak për të cilat Prefekti është bërë pengesë sqarohet opinioni publik për të vërtetën:

1️⃣Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr.46 i datës 27.09.2022, ndër të tjera ka pasur të bëjë me fondet e kushtëzuara, një transfertë e buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile me destinacion të vetëm “dhënie ndihme financiare familjeve të dëmtuara”.
✅Pikërisht këtë fond për t’i ardhur në ndihmë 23 familjeve të dëmtuara Prefekti ka lejuar procedim,

2️⃣Edhe Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr. 55 i datës 07.11.2022 ka pasur të bëjë me fondet e kushtëzuara, një transfertë e buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile me destinacion të vetëm “dhënie ndihme financiare familjeve të dëmtuara”.
✅Një pjesë të këtij fondi si ndihmë për 7 familjeve të dëmtuara Prefekti ka lejuar procedim,

📌Sqarohet se fondet e kushtëzuara përdoren vetëm sipas destinacionit për të cilën transferohet, dhe këtë qeverisja vendore duhet ta dijë.

3️⃣Ndërkohë Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr.50 i datës 27.09.2022 ka pasur si objekt një pjesë të fondit financiar me fokus shërbime, mirëmbajtje emergjente të segmentit “Ura Mesit Prekal Kir-Mali i Shoshit-Breglumi-Ndërlòysaj-Thethë” dhe JO Investime,

📌Sqarohet për opinionin publik se në transfertën e vitit 2022, njësive të vetëqeverisjes vendore u janë akorduar fonde për rrugët rurale të transferuara nga qarku në bashki.
❗️Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të shtojnë fonde nga të ardhurat e tyre për të rritur cilësinë e shërbimit në rrugët rurale. (përcaktuar te Aneksi 4 i buxhetit të shtetit për vitin 2022).
Ne vitin 2022 bashkisë Shkodër, janë akorduar nga buxheti i shtetit si transferte sektoriale e pakushtëzuar vetëm për këto rrugë (të transferuara nga Qarku) 20 milione lekë. Rrugët rurale të transferuar nga Qarku sipas bashkisë Shkodër janë gjithsej 123 km nga te cilat pjesa dërrmuese rreth 72 km është rruga e Dukagjinit, rruga e Shllakut dhe rrugë të asfaltuara. Nga ky buxhet për rrugën e Dukagjinit duhet të ishin akorduar të paktën 15 milionë lekë.
💰Sipas raportit për PBA 2023 të bashkisë Shkodër për rrugën e Dukagjinit janë shpenzuar (të paktën me letra) 3,7 mln Lekë. (Buxheti i bashkisë 2023 Programi 04520: Rrjeti rrugor rural, faqe 91).
Ku kanë shkuar 12 milionë lekë?
📌Kaq prioritet e ka Bashkia Shkodër rrugën e Dukagjinit sa jo vetëm që nuk ka shtuar fonde të veta për mirëmbajtjen e saj, por edhe transfertën specifike të qeverisë për mirëmbajtjen e rrugës së Dukagjinit e ka devijuar në destinacione të tjera.
Ndërkohë që nuk ka përdorur fondin e rrugëve rurale për këtë qëllim publikon shkresa pa lidhje në të cilat kërkon fondin e emergjencave civile për të financuare rrugë, kur për të të gjithë është e njohur se emergjencat civile kanë tërësisht natyrë tjetër jo mirëmbajtje e ndërtim rrugëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts