Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetShqipëri-Maqedoni e Veriut, task-forcë të përbashkët kundër krimit të organizuar

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, task-forcë të përbashkët kundër krimit të organizuar

-

 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë një Task-Forcë të përbashkët që do të veprojë në fushën e sigurisë.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim projektligjin ndërsa zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila u shpreh se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për zbatimin e tij.

“Në parim do të thoja që shkëmbimi i të dhënave do të kryehet me ato sisteme dhe me atë mënyrë që përcaktohet në bazën ligjore të vendit përkatës.”

Mahila tha se qëllimi i marrëveshjes është që të shkëmbehen të dhënat personale në përputhje me legjislacionet kombëtare përkatëse mes dy vendeve.

“Do të synojnë thellimin e bashkëpunimit të drejtëpëdrejtë ndërmjet autoriteteve kompetente të palëve për të shqyrtuar taktikat, përgatitjen dhe kohën për zgjidhjen e çështjeve që dalin gjatë bashkëpunimit të ndërsjelltë si dhe për të vendosur  kur dhe si do të ndërmerren veprimet në territoret e shteteve palë për të shkëmbyer informacione për raste të veçanta bashkëpunimi.”

Marrëveshja u firmos nga Ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e zhvilluar mes dy qeverive me 14 nëntor të vitit 2022.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts