Thursday, March 30, 2023
HomeAktualitetKAS rrëzon kërkesën e “Lëvizjes Bashkë” për t’u regjistruar në zgjedhje

KAS rrëzon kërkesën e “Lëvizjes Bashkë” për t’u regjistruar në zgjedhje

-

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot kërkesën e “Lëvizjes Bashkë” për regjistrimin në zgjedhjet vendore 2023. Në mbledhje, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin.

Pas vendimit të KAS, kreu i “Lëvizja Bashkë”, Qori deklaroi se do të vijojnë me mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në këto zgjedhje si kandidat i pavarur. Ai e cilësoi politik vendimin e KAS për të mos e regjistruar në zgjedhje.

“Pse nuk duan t’ia dinë për argumentet, për ligjin, për Kodin Zgjedhor. Ata kanë frikë nga një lëvizje politike e vërtetë, nga njerëz të organizuar dhe me idealet. Ata e dinë se sa shumë na presin qytetarët. Ne do ta ankimojmë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor dhe paralelisht do të vijojmë me mbledhjen e firmave. Sot në këtë ditë festë do të thyejmë rekordin e firmave të mbledhura për Lëvizjen Bashkë dhe për mua si kandidat i pavarur. Asnjë i korruptuar nuk na pengon ne. Ata që na pengojnë ne nuk kanë as minimumin e argumenteve ligjore. Ne kemi institucionet e korruptuara kundër por kemi pro ligjin dhe popullin e Shqipërisë”, tha Qorri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,757FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts