Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetSPAK bëhet me 18 prokurorë, Ols Dado prokurori i ri i komanduar...

SPAK bëhet me 18 prokurorë, Ols Dado prokurori i ri i komanduar me kërkesë e Altin Dumanit

-

Ols Dado komandohet prokuror në SPAK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Komandimi i Dados është bërë përkohësisht, me kërkesë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Duke iu referuar burimeve nga KLP, Dumani e ka kërkuar komandimin përkohësisht për nevoja pune.

Kujtojmë se SPAK aktualisht bëhet me 18 prokuror nga 20 të parashikuar në organikë.

 

 

VENDIMI

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen plenare të datës 06.03.2023, kishte parashikuar në pikën e 17 të rendit të ditës diskutimin/miratimin e relacionit si më poshtë:
“Për ndërprerjen e komandimit të prokurorit Ols Dado në Prokurorinë e Përgjithshme dhe dhënien e opinionit për transferimin e tij në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”
Në këtë mbledhje plenare u miratua bazuar në legjislacionin në fuqi dhe kërkesën e paraqitur nga prokurori Ols Dado, Vendimi Nr.60 “Për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit”, për zotin Ols Dado, para afatit të miratuar me Vendimin e KLP-së Nr.8, datë 20.01.2020, dhe kthimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Në po të njëjtën seancë pas adresimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, KLP-ja vendosi unanimisht të japë opinionin pozitiv për transferimin e përkohshëm të zotit Ols Dado pranë kësaj strukture.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts