Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëAlibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”

Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”

-

Grupi i Alibeajt kërkon shfuqizimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” që u regjistrua nga KQZ por duke përjashtuar Berishën.

Alibeaj, në këtë kërkesë thekson se Komisioni i Rithemelimit nuk mund të nxjerrë kandidatë në 14 maj.

Më tej thuhet se kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca të PD, në kushtet kur kjo e fundit nuk ka shprehur vullnetin për ndonjë koalicion. Marrëveshjen i mungon edhe një elementë, sa i takon numrit të kandidatëve , nga secila parti politike.

Në kërkesën e Alibeajt, thuhet më tej se në kushtet kur rithemelimi është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se kush do ti propozojë kandidatët.

Sakaq sipas Alibeajt, kandidatët e Rithemelimit po krijojnë konfuzion tek zgjedhësit pasi zhvillojnë takime me logo dhe emër të njëjta me ato të PD.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts