Friday, March 29, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe: Do të keni...

Presidenti Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe: Do të keni vëmendjen e duhur si pjesë e kombit tonë

-

 

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të martë një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe. Gjatë takimit, kreu i shtetit foli për modelin e shkëlqyer që diaspora historike arbëreshe ka dhënë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare.

“Ju keni arritur të ruani shumë mirë ekulibrin midis integrimit dhe ruajtjes së identitetit për rreth gjashtë shekuj”,-tha Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj u ndal dhe tek roli i arbëreshëve në ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe. “Dashuria dhe përkushtimi nga arbëreshët për të trashëguar gjuhën dhe kulturën tonë ndër breza ka mundësuar ngritjen e katedrave të gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, Napolit, Kozencës dhe Palermos, që janë shndërruar në vatra të rëndësishme edukimi”.

Kreu i Shtetit i siguroi të pranishmit se shteti shqiptar do të vazhdojë t’i kushtojë arbëreshëve vëmendjen e duhur si pjesë e qenësishme e kombit shqiptar.

   

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts